Politike

Edhe Klotilda Bushka me të njëjtën kërkesë si Elman Abule, avokati: Çështja të kalojë në gjykatë tjetër

Në seancën e sotme në GJKKO, avokati i Bushkajt ka kërkuar gjithashtu dhe shpalljen e moskompetencës nga ana e GJKKO të çështjes dhe kalimin e saj në një gjykatë normale.

3 Prill 2026, 10:24 Nga I.A
Edhe Klotilda Bushka me të njëjtën kërkesë si Elman
Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka

TIRANË- Ish-deputetja Klotilda Bushka ka kërkuar sot në Gjykatën e Posaçme ndarjen e çështjes së saj nga gjyqi Veliaj-Xoxa. Në seancën e sotme në GJKKO, avokati i Bushkajt ka kërkuar gjithashtu dhe shpalljen e moskompetencës nga ana e GJKKO të çështjes dhe kalimin e saj në një gjykatë normale. Për të mbështetur kërkesën e tyre, avokati i Bushkës ka sjell një dokument që ajo nuk është më deputete. 

“Për të pandehurën Klotilda Bushka, e mbrojtura prej nesh zonja Bushka që në fazën e hetimit paraprak, nuk e ka pranuar akuzën dhe e ka cilësor si të pambështetur në prova dhe fakte. Gjyqtari i seancës paraprake e kaloi çështjen për gjyq, ne kemi kërkuar pushimin e çështjes në atë proces. Së pari konfirmojmë kërkesën për gjykim të shkurtuar, kërkojmë ndarjen e çështjes dhe moskopetencën lëndore të kësaj gjykate dhe dërgimin e çështjes në një tjetër gjykatë. Ne kemi sjell një dokument që Bushka nuk është më deputete”, tha avokati Henrik Ligori.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Sipas raportimeve, Bushka akuzohet për kryerjen e veprës penale "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së, Bushka i kishte mohuar akuzat e ngritura ndaj saj dhe tha se ajo e ka kushërirë ish-drejtoreshën e BYL-A-s Ina Goxhajn, të përmendur në dosjen e Veliajt-Xoxës si person i vënë nën presion nga Bushka./Dosja.al

erion veliaj klotilda bushka henrik ligori

Sondazh

Poll