3 Prill 2026, 12:07
Nga I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka komentuar episodin e djeshëm parlamentar ku pas përplasjeve PD-PS, Kuvendi u mbyll. Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali ka kritikuar mënyrën e drejtimit të Kuvendit, duke theksuar se konflikti banal po zëvendëson funksionin parlamentar.
Ish-ministrja e Jashtme vë në dukje se rrezikohet jo vetëm një Parlament i dobët, por që Republika Parlamentare të kthehet në formë.
Postimi i Spiropalit:
Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare. Dje në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë. Kjo që po ndodh në Parlament nuk është diçka e panjohur për politikën. Konflikti ka qenë gjithmonë pjesë e saj. Por sot problemi nuk është konflikti në vetvete. Problemi është se konflikti banal po zëvendëson funksionin. Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij përfaqësues dhe kontrollues. Në vend që të jetë hapësira ku përfaqësohen interesat e shoqërisë dhe ku kontrollohet qeverisja dhe institucionet, ai po kthehet në një arenë ku energjia po shpërdorohet pa prodhuar drejtim.
Kur funksioni atrofizohet, pasoja e parë është bjerrja e besimit. Dhe kur bie besimi, nuk dobësohet vetëm Parlamenti, por vetë ideja e Republikës Parlamentare. Sepse një Republikë Parlamentare nuk mbahet vetëm me procedura. Mbahet me funksion. Me debat që prodhon kuptim. Me kontroll që prodhon përgjegjësi. Nëse kjo vazhdon, rreziku nuk është thjesht një Parlament i dobët. Rreziku është që Republika Parlamentare të mbetet vetëm formë, dhe jo përmbajtje. Europa kërkon nga ne atë që duhet të kërkojmë nga vetja: institucione që funksionojnë, jo vetëm që ekzistojnë.
elisa spiropali
Politike
3 Prill 2026, 11:27
I.A
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i pyetur sot nga gazetarët në lidhje me misterin e zhdukjes së ...
Politike
3 Prill 2026, 10:37
D.S
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve, në or&eu...
Politike
3 Prill 2026, 10:35
I.A
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka deklaruar se paralajmërimi i ambasadës amerikane p&...
Politike
3 Prill 2026, 10:24
I.A
Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka
TIRANË- Ish-deputetja Klotilda Bushka ka kërkuar sot në Gjykatën e Posaçme ndarjen e &cced...
Politike
3 Prill 2026, 10:08
D.S
Elman Abulen
TIRANË- Gjatë seancës për dosjen Veliaj, mbrojtja e Elman Abule ka kërkuar ndarjen e çështjes së tij...
Politike
3 Prill 2026, 09:48
D.S
Maks Haxhia
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka nisur procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut, Veliaj dhe 29 të bashkëpandehu...
Politike
3 Prill 2026, 09:37
D.S
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua dje me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive ...
Politike
3 Prill 2026, 09:18
D.S
erion veliaj
TIRANË- Sot në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 29 personave të tjerë....
Politike
3 Prill 2026, 08:10
D.S
TIRANË-Sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, do zhvillohet seanca e parë gjyqësore mbi ...
Politike
2 Prill 2026, 22:59
E. D
Ilir Meta
Në pamundësi për ti takuar në paraburgim, e vetmja alternativë e ish- Presidentit Ilir Meta për të komunikuar ...