Politike

"Punët për Shqipërinë"/ Rama mbledh drejtuesit e bashkive në orën 11:00, çfarë pritet të diskutohet

Mësohet se, në këtë takim janë ftuar jo vetëm kryebashkiakët që përfaqësojnë mazhorancën, por edhe ata që drejtojnë bashkitë nën siglën e opozitës.

3 Prill 2026, 10:37 Nga D.S

"Punët për Shqipërinë"/ Rama mbledh drejtuesit e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryetarët e bashkive në Pallatin e Kongreseve, në orën 11:00. Mësohet se, në këtë takim janë ftuar jo vetëm kryebashkiakët që përfaqësojnë mazhorancën, por edhe ata që drejtojnë bashkitë nën siglën e opozitës.

Në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”, një takim do të zgjasë 9 javë dhe do të fokusohet çdo javë në tema të ndryshme, çështjet kryesore që pritet të diskutohen gjatë këtij turi janë,  BE, ekonomia, pagat dhe punësimi, turizmi, kultura dhe diaspora, arsimi, bujqësia dhe siguria ushqimore. 

Takimi i sotëm është pjesë e vijimit të konsultimeve që Rama ka nisur që prej javës së kaluar me strukturat e Partisë Socialiste./Dosja.al

edi rama ps

Sondazh

Poll