Politike

Takim mes Ministrit Gogu dhe kreut të SPAK Klodian Braho: Bashkëpunim për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rritjen e efikasitetit të sistemit

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gogu shkruan se, në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi ndërinstitucional në disa drejtime kyçe, që sipas ministrit lidhen me përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen infrastrukturore dhe rritjen e efikasitetit të sistemit.

3 Prill 2026, 09:37 Nga D.S

Takim mes Ministrit Gogu dhe kreut të SPAK Klodian Braho: Bashkëpunim

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua dje me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gogu shkruan se, në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi ndërinstitucional në disa drejtime kyçe, që sipas ministrit lidhen me përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen infrastrukturore dhe rritjen e efikasitetit të sistemit.

Gogu e vlerësoi SPAK-un si një institucion kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e lidhur rolin e tij jo vetëm me forcimin e shtetit të së drejtës, por edhe me avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Postimi i Ministrit Gogu :

"Dje zhvillova një takim institucional me drejtuesin e SPAK, z. Klodjan Braho në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e sistemit të drejtësisë. Bashkëpunimi ndërinstitucional do të zhvillohet në këto drejtime:
• përmirësimin e kuadrit ligjor, duke adresuar boshllëqet ekzistuese në lidhje me statusin e prokurorëve, kompetencat proceduriale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar
•forcimin e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen infrastrukturore
•rritjen e efikasitetit të sistemit dhe koordinimit në nivel politikash publike
•konsolidimin e standardeve dhe praktikave që garantojnë siguri juridike dhe besim publik.
SPAK mbetet një institucion kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe avancimin e procesit të integrimit europian të vendit.
Bashkëpunimi ynë mbështetet në respektimin e plotë të ndarjes së pushteteve dhe të pavarësisë së institucioneve." shkruan ai./Dosja.al

ministri i drejtesise toni googu klodian braho spak

Sondazh

Poll