Sport

VIDEO/ Kamberi shpëton nderin e Rangers dhe të Gerrard, shikoni se çfarë ka bërë shqiptari në ndeshjen e fundit

23 Shkurt 2020, 15:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Kamberi shpëton nderin e Rangers dhe të Gerrard, shikoni se

SKOCI- Rangers nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në kampionat përballë St Johnstone për javën e 28 të kampionatit skocez Skuadra e Steven Gerrard po humbiste me rezultatin 1-0 përpara se në fushë të zbriste Kamberi.

Sulmuesi i kombëtares hyri në lojë që nga nisja e pjesës së dytë dhe ka shpërblyer besimin e trajnerit në minutën e 50, duke shënuar dhe barazuar rezultatin. Kamberi nuk është mjaftuar me kaq, por ka dhuruar edhe një asist milimetrik për shokun e tij të skuadrës për të kaluar në avantazh Rangers.

Ai merr një pasim të thjeshtë në të majtë të sulmit, mashtron kundërshtarin pa e prekur fare topin dhe i jep pasimin Aribos, që e ka shumë të thjeshtë ta dërgojë në rrjetë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kamberi te rangers rangers steven gerrard kamberi te rangers rangers steven gerrard

Sondazh

Poll