Sport

Gafë e madhe për Realin, Levante fut në krizë “Los Blancos”

22 Shkurt 2020, 22:02 Nga DOSJA
Gafë e madhe për Realin, Levante fut në krizë “Los

Pas barazimit me Celta Vigon, për Realin vjen humbja me Levanten 1-0. Një disfatë që djeg shumë në kampin madrilen, pasi i zbret nga kreu i renditjes.

Pjesa e parë foli totalisht për madrilenët, që kishin mbajtjen e topit dhe tentuan të dilnin te goli. “Los Blancos” nuk arritën të depërtonin në bunkerin e ndërtuar nga vendasit. Hazard ishte jashtëformes, ndërsa Benzema nuk është një pikë referimi për ekipin.

Pjesa e dytë u mendua se do të sillte një Real tjetër, por jo. Morales shkundi rrjetën në të 79′ me një goditje të fortë me të majtën. Courtois nuk reagoi si duhet dhe nuk e kapi gjuajtjen e tij. Reali nuk barazoi dot. Djemtë e Zidane tani e shohin veten në vendin e dytë me 52 pikë, dy më pak se Barcelona.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport la liga levante real madrid la liga levante real madrid

Sondazh

Poll