Sport

Përfundon mbretërimi i Wilder, Tyson Fury kap sërish majën dhe i rrëmben titullin

23 Shkurt 2020, 07:02 Nga DOSJA
Përfundon mbretërimi i Wilder, Tyson Fury kap sërish majën

SHBA- Tashmë ka vetëm një boksier të pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda dhe emri i tij është Tyson Fury. Boksieri britanik ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e tij drejt majës duke u shpallur kampion i botës në divizionin WBC.

Këtë titull ia rrëmbeu atij që njihet si “Bomberi i Bronztë” dhe ishte i pamposhtur deri më tani, kjo ishte përballja e dytë mes dy boksierëve, sfida e parë u zhvillua më 1 dhjetor të vitit 2018 ku juria dha vendimin se gjithçka përfundoi në barazim.

Sfida që u zhvillua në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë).

Britaniku dominoi kundër amerikanit që nga fillimi dhe në raundin e shtatë e fitoi duelin me nokaut teknik, pasi gjyqtari e ndërpreu duelin, duke qenë se ekipi i Wilderit hodhi peshqirin.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deontay wilder 2 tyson fury deontay wilder 2 tyson fury

Sondazh

Poll