Sport

Nuk i përballoi dot grushtat e Furyt, Deontay Wilder dërgohet me urgjencë në spital

23 Shkurt 2020, 08:19 Nga DOSJA
Nuk i përballoi dot grushtat e Furyt, Deontay Wilder dërgohet me

SHBA- Deontay Wilder është dërguar me urgjencë në spital pas duelit ndaj Tyson Furyt me dyshimin për dëmtim të timpanit të veshit.

Boksieri amerikan u gjakos nga veshi i majtë gjatë raundit të katërt të sfidës për titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda. Ekipi i tij gjatë gjithë kohës përpiqej ta mjekonte, mirëpo 34-vjeçari vazhdonte të kishte rrjedhje gjaku, ashtu që u shfaq dyshimi edhe për tronditje.

Duke qenë se Wilder nuk mund ta rikthente baraspeshën për t’u përballur me Furyn, në raundin e shtatë këndi i tij e hodhi peshqirin duke u dorëzuar. Menjëherë pas duelit boksieri amerikan është dërguar në spital për të marrë masa parandaluese për ndonjë dëmtim më më madh.

 

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deontay wilder deontay wilder

Sondazh

Poll