Sport

Rezultatet mungojnë, tani te Partizani po qajnë mungesat në prag të derbit me Tiranën

23 Shkurt 2020, 14:06 Nga DOSJA
Rezultatet mungojnë, tani te Partizani po qajnë mungesat në prag

TIRANË- Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përball Bylisit, ndeshje dramatike për të kuqtë të cilët fillimisht kaluan në avantazhin e dy golave por çdo gjë u barazua në përfundim të 90 minutëshit. Përveç këtij barazimi, që e largon nga dy kryesuesit, kampionët e vendit do të duhet të vuajnë edhe me disa mungesa para derbit të së premtes.

Mbrëmjen e djeshme Lorenc Trashi ka dalë nga fusha në minutën e 31, pas një dëmtimi të pësuar dhe vendin e tij e ka zënë Hakaj. Nuk dihet akoma serioziteti i këtij dëmtimi, por derbi është të shtunën e ardhshme dhe nuk ka shumë kohë në dispozicion për t’u rikuperuar.

As gjendja e Telushit nuk është e mirë. Mesfushori ka pasur probleme fizike dhe mbrëmjen e djeshme i është dashur të luajë i sforcuar dhe po kështu pritet të veprojë edhe në ndeshjen kundër Tiranës. Boldor vazhdon prej kohësh të jetë i dëmtuar dhe pritet të mos jetë prezent as në derbi. Disa dhimbje koke për Sormanin, që për momentin i mbetet të shpresojë që Trashi të mos ketë dëmtim të rëndë, pasi mungesa e një lojtari si ai, ndikon shumë në një ndeshje të tillë.

(E.Ç. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi i kryeqytetit kategoria superiore partizani derbi i kryeqytetit kategoria superiore partizani

Sondazh

Poll