Sport

Barcelona udhëton në Napoli, Messi me shokë do i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore

23 Shkurt 2020, 14:52 Nga DOSJA
Barcelona udhëton në Napoli, Messi me shokë do i nënshtrohen

ITALI– Përhapja e koronavirusit në veri të Italisë është bërë një shqetësim më vete. Të gjithë udhëtarët i nënshtrohen një kontrolli mjekësor për të verifikuar nëse janë prekur apo jo nga virusi. Megjithëse, qyteti i Napolit nuk ndodhet në zonën e rrezikshme, masat janë të njëjta.

Ndërkohë, Barcelona të martën do të zhvillojë aktin e parë të fazës së 1/8-ve të Champions pikërisht në stadiumin “San Paolo” ndaj Napolit.

Katalanasit ditën e nesërme do të udhëtojnë drejt Italisë për të kryer dy stërvitje në stadiumin e Napolit, me qëllim ambientimin me të.

Me zbritjen në aeroport, as katalanasit nuk do të lejohen të largohen pa iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

I gjithë stafi i katalansve do të ndalojë më parë në qendrën mjekësore të aeroportit dhe më pas në rast se çdo gjë është në rregull, lojtarët dhe stafi do të shkojnë të lirë.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll