Sport

Koronavirus “mposht” futbollin, virusi vdekjeprurës anulon tri ndeshje të kampionatit italian

23 Shkurt 2020, 06:08 Nga DOSJA
Koronavirus “mposht” futbollin, virusi vdekjeprurës anulon tri

ITALI- Seria A miratoi ndërprerjen e 3 takimeve të ditës së nesërme për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin fqinj.  Deri tani janë regjistruar 2 viktima (njëri në rajonin e Lombardisë tjetri në Padova).

Kryeministri italian Xhuzepe Konte dhe ministri i Shëndetësisë Roberto Speranca firmosën dekretin e shpalljes së gjendjes së emergjencës në këto dy rajone të vendit.

Për pasojë, 3 ndeshjet e nesërme të kampionatit italian Inter-Sampdoria, Verona-Cagliari dhe Atalanta-Sasuolo nuk do të zhvillohen këtë javë dhe do të përcaktohet një datë tjetër për t’u zhvilluar.

Të gjitha aktivitetet sportive në zonat ku janë regjistruar persona të infektuar me koronavirus janë pezulluar.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport itali koronavirusi ne itali seria a itali koronavirusi ne itali seria a

Sondazh

Poll