Sport

Akuzohet për pastrim parash, agjentit shqiptar i zbarkon policia në shtëpi

23 Shkurt 2020, 15:10 Nga DOSJA
Akuzohet për pastrim parash, agjentit shqiptar i zbarkon policia në

ITALI- Agjenti i njohur me origjinë shqiptare, Fali Ramadani është vendosur në qendër të vëmendjes. Ramadani është nën hetim në Spanjë. Akuzat ndaj tij janë për pastrim parash, ndërkohë që të martën kanë zbarkuar forca të shumta policore në rezidencën e tij luksoze në Calvia.

Skuadrat që luftojnë krimin organizuar, ato që merren me hetimet financiare, si Agjencia e Taksave, po bashkëpunojnë me Europol në zbardhjen e kësaj çështjeje. Hetimet nuk përfshijnë vetëm Ramadanin, por edhe biznesmenë të ndryshëm dhe ish-futbollistë që bashkëpunojnë me të.

“Lian Sports” me qendër në Berlin e vlerëson të pestin në renditjen e agjentëve të futbollit. Shqiptari përfaqëson një numër futbollistësh nga Ballkani si dhe mbrojtësin e Napolit Koulibaly.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agjentit shqiptar i futbollit fali ramadani napoli pastrim parash agjentit shqiptar i futbollit fali ramadani napoli pastrim parash

Sondazh

Poll