Sport

Nuk i shpëtoi dot dhunës, administrata e stadiumit “Air Albania” tregon faturën e dëmit financiar

23 Shkurt 2020, 08:52 Nga DOSJA
Nuk i shpëtoi dot dhunës, administrata e stadiumit “Air

Në takimin mes Kukësit dhe Tiranës zhvilluar në “Air Albania” u shfaqën pamje vandalizmi ku tifozë shkatërronin stolat e stadiumit.

Gjithçka është filmuar dhe fotografuar, pra janë të dokumentuara momentet kur tifozët kanë shkulur stolat, janë hedhur sipër tyre, dhe copat plastike i kanë hedhur në fushë, duke rrezikuar tifozë të tjerë, lojtarë si dhe zyrtarë të ndeshjes.

Nga gjithë kjo rrëmujë e ka edhe një faturë të dëmeve. Nga administrata e stadiumit bëjnë me dije dëmi i shkaktuar arrin në 16.000 €. Dëmtimet më të mëdha, madje në mënyrë të ndjeshme, u shkaktuan në tribunën jugore, aty ku ndodheshin tifozët e Tiranës, një pjesë e të cilëve shkatërroi apo cenoi rëndë 145 stola.

Në tribunën përballë saj, atë të krahut verior, dëmtimi nga tifozët kuksianë ishte shumë më i vogël, me vetëm 19 ulëse.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport stadiumi air albania stadiumi air albania

Sondazh

Poll