Politike

Rama akuzon televizionet: Syri dhe News24 evazion fiskal dhe burime të dyshimta

Kryeministri akuzat i bëri për televizonin opozitar 'Syri Tv', pas denoncimeve të këtij të fundit në lidhje me aferat e qeverisë Rama.

13 Mars 2026, 13:28 Nga I.A
Rama akuzon televizionet: Syri dhe News24 evazion fiskal dhe burime të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj dy televizioneve në Shqipëri për evazion fiskal dhe pastrim parash. Kryeministri akuzat i bëri për televizonin opozitar 'Syri Tv', pas denoncimeve të këtij të fundit në lidhje me aferat e qeverisë Rama. Akuza tjetër e Ramës është dhe për televizionin 'News 24', të cilin e nxori nga ambientet ku ndodhej. 

”Televizioni është në prokurori për pastrim parash. Është në denoncim nga organet për pastrim parash. Televizioni është në prokurori prej disa vitesh për pastrim parash. Televizioni që sjell këtu si argument, është një subjekt i denoncuar për pastrim parash prej vitesh dhe është i denoncuar nga autoritete shtetërore me fakte dhe prova. Natyrisht paratë në atë televizion pastrohen që të përmbyten njerëzit çdo ditë me gënjeshtra dhe pisllëk. Minimalisht të përgjigje përpara ligjit.

Edhe një herë ai TV është në prokurorinë e Tiranës, prej vitesh me denoncim me dokumenta për pastrim parash dhe natyrisht që unë nuk kam dalë më parë ta them këtë gjë hapur por është  koha që media që ushqehen nga paraja e pistë dhe që me para të pista paguajnë nën dorë ata që rrokasinin kokat e njerëzve me gjithë farë gënjeshtrash sharjesh e shpifjesh minimalisht të përgjigjen përpara ligjit për burimin e tyre financiar dhe kur ta kryejnë vetingun e tyre nga denoncime që nuk kanë qenë politike.

Ka edhe një televizion tjetër që është i denoncuar për evazion fiskal masiv. Të dy këta televizione janë mbartësit e të gjithë pjesës dërrmuese të sulmeve dhe të gënjeshtrave, të rrugës për demokraci. Edhe ajo që ndodhi sot është pjesë e gjithë kësaj panorame, për të luftuar me çdo mjet qeverinë e zgjedhur demokratisht. Duke bërë pis të gjithë njerëzit që votojnë, duke i quajtur të korruptuar dhe patronazhistë. Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës, nuk jep asnjë përgjigje për këto dy televizione që helmojnë çdo ditë qytetarët, njëri me para të pista dhe tjetër me evazion të madh fiskal,” u shpreh Rama

edi rama

Sondazh

Poll