Politike

Projekti i Porto Romanos/ Rama: Procesi nën presion, por jo nga SHBA-të, kompania u tërhoq

Gjatë një konference për mediat, Rama ka deklaruar se i gjithë procesi i projektit ka qenë në presion, por jo nga SHBA-ja apo BE-ja. 

13 Mars 2026, 12:48 Nga I.A
Projekti i Porto Romanos/ Rama: Procesi nën presion, por jo nga
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tërheqja e kompanisë nga projekti i Porto Romanos ka ndodhur për shkak të krizës së krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme. Gjatë një konference për mediat, Rama ka deklaruar se i gjithë procesi i projektit ka qenë në presion, por jo nga SHBA-ja apo BE-ja. 

Më tej, Rama ka theksuar se vetë kompania nuk ka qenë asnjëherë nën presion. Ndërkohë që shtoi se porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja strategjike dhe logjistike e Korridorit VIII ndaj dhe porti i ri do e çojë Shqipërinë në një nivel tjetër.

'Për sa i përket projektit të Porto Romanos për fat të keq ka ndodhur një koincidence e pashmangshme, që në momentin e fundit kompania që ka kaluar të gjitha fazat është tërhequr, duke iu referuar situatës së krizës dhe natyrisht duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin e studimin që është bërë dhe me tavanin e vendosur nga kërkesa nga proceduar e hapur nga qeveria shqiptare. Nuk kemi të dhëna që kompania të ketë presion, por i gjithë procesi është zhvilluar në një presion, por jo nga SHBA dhe as nga BE. Por ka pasur një presion të vazhdueshëm nga faktorë të tjerë të pa interesuar që ai port të jetë një histori suksesi. Kini parasysh që nga A-ja, që disa thonë që se për çfarë duhet një port i ri dhe e lidhnin, idenë e portit të ri me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt e vërteta është që përtej injorancës, që në krye të herës ka pasur forca të interesuara që të mos ecte përpara projekti i portit të ri. Për një arsye, porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja strategjike dhe logjistike e Korridorit VIII, edhe sikur ta marrësh e ta zbukurosh është i papërshtatshëm për të qenë nyje logjistike. Një nyje portuale në mes të qytetit, nuk ekziston. Kapacitete janë krejt të papërshtatshme. Porti i ri, është një port që e çon Shqipërinë në një nivel krejt tjetër, sepse është një nyje e lidhur me një port tjetër strategjik që porti i thatë i Prishtinës dhe porti i thatë i Shkupit,' tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll