Politike

Rritja e çmimeve të karburanteve, Rama: Shteti do ndërhyjë në tregun e naftës

Gjatë fjalës në konferencën për mediat, Rama ka deklaruar se për rritjen e çmimit të karburanteve, shteti do të ndërhyjë në tregun e naftës.

13 Mars 2026, 13:04 Nga I.A
Rritja e çmimeve të karburanteve, Rama: Shteti do ndërhyjë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja e çmimeve të karburanteve në vendin tonë ka ardhur për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Gjatë fjalës në konferencën për mediat, Rama ka deklaruar se për rritjen e çmimit të karburanteve, shteti do të ndërhyjë në tregun e naftës.

Sipas tij, pasi qeveria të ndërhyjë në këtë treg, situata do të ndryshojë shumë shpejt. 

“Kriza po shfaqet në të gjithë botën, edhe për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Një nga objektivat tonë është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës, një faktor shtetëror, për të krijuar kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikur e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin më të shtrenjtë në Europë. Ne do ta krijojmë faktorin publik, forcën e shtetit do ta fusim edhe në tregun e naftës. Shumë shpejt do japim shembullin sesi edhe në tregun e naftës, situata do të ndryshojë. Sot, ne kemi edhe në proces ligjin e rezervave. Kur kam folur për rezervat e naftës, para vitit 2020, u hodhën tenxhere përpjetë. Sot, kjo është imperative. Sot e kemi pëcaktuar që rezervat duhet të shkojnë në 3 muaj, kjo nuk mjafton më si masë sigurie”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll