Politike

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit

Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Rama ka deklaruar se bashkë me Iranin do të shpallet terroriste dhe Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu.

13 Mars 2026, 13:05 Nga I.A
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsorizues të terrorizmit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Parlamenti do të votojë një rezolutë javen që vjen për të shpallur Iranin si shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë fjalës së tij në konferencën për mediat, Rama ka deklaruar se bashkë me Iranin do të shpallet terroriste dhe Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu.

Më tej, Rama ka theksuar se në këto hapa Shqipëria nuk është pionere sepse shtete të tjera i kanë finalizuar rezolutat. 

“Javën që vjen, parlamenti do të votojë rezulotë për ta shpallur Republikën Khomeiniste të Iranit, ajo republikë nuk ka lidhje me islamin, sipas asaj që unë di dhe unë çmoj te islami, shtet sponsor të terrorizmit. Bashkë me këtë, do të shpallet organizatë terroriste Garda Revolucionare terrorisite Garda dhe Hezbollahu. Kjo është e vërteta. Në këto hapa nuk jemi pionerët, sepse ka pasur edhe më parë aleatë që e kanë hedhur. Është koha ta bëjmë edhe ne këtë gjë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll