Politike

“Nuk lejoj asnjë të më shohë nga lart-poshtë“/ Rama pranon përplasjen me ndërkombëtarë: Kërcënimet apo presionet nuk ndodhin në ato nivele

Në një konferencë për mediat, Rama ka deklaruar se ai në këtë dëtyrë përfaqëson Shqipërinë dhe nuk lejon që  ta shohi njëri nga partnerët nga lartë poshtë apo e kundërta.

13 Mars 2026, 12:41 Nga I.A
“Nuk lejoj asnjë të më shohë nga
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar ditën e sotme përplasjet me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në një konferencë për mediat, Rama ka deklaruar se ai në këtë dëtyrë përfaqëson Shqipërinë dhe nuk lejon që  ta shohi njëri nga partnerët nga lartë poshtë apo e kundërta.

Ndërkohë që për diskutimet në kryesinë e PS-së, Rama theksoi se nuk ka patur asnjë kërcënim apo presion të niveleve që janë raportuar në media. 

“Një çështje korrupsioni se vetë prokuroria nuk ka ngritur akuzë por për një çështje në hetim, e cila mund të hetohet lirisht pa as më të voglën pengesë dhe e përsëris atë që thashë përpara grupit parlamentar, unë e inkurajoj prokurorinë që të ndjekë dhe të hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës ferra e korrupsionit. Deri tani nuk jemi përballë një çështje korrupsioni. Nga ana tjetër, është e vërtetë që kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështjeje. Dhe sikundër besoj e dinë shumica, por bëjnë sikur s’e dinë pakica, unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, interesin e vendit dhe një nga normat e pa diskutueshme të këtij përfaqësimi është t’i shikoj partnerët në sy, të më shikojnë në sy në të njëjtën lartësi. As unë nuk më shkon mendja të shikoj njeri nga lartë poshtë po as nuk pranoj të më shikojë njeri nga lartë poshtë. Përtej mënyrës se si është karikatura e pazarit politik, diskutimet tona kanë qenë konstruktive. Nuk ka pasur asgjë si ato që janë thënë sa i përket tensionit apo presionit apo kërcënimit. Këto janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Dhe besoj se edhe deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta. “, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll