Politike

Konflikti në Lindjen e Mesme, Hoxha: Rreth 3 mijë shqiptarë ndodhen në rajon, 45 janë larguar individualisht

Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm ku u diskutua në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, Hoxha u shpreh se Ministria i ka kontaktuar të gjithë individualisht dhe vetëm 138 prej tyre kanë shprehur interes për tu larguar.

13 Mars 2026, 11:53 Nga I.A
Konflikti në Lindjen e Mesme, Hoxha: Rreth 3 mijë shqiptarë
Ferit Hoxha

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka deklaruar se në Lindjen e Mesme jetojnë 2962 shtetas shqiptarë. Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm ku u diskutua në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, Hoxha u shpreh se Ministria i ka kontaktuar të gjithë individualisht dhe vetëm 138 prej tyre kanë shprehur interes për tu larguar.

Me tej Hoxha theksoi se 45 prej tyre janë larguar individualisht me zgjidhje të ndryshme, ndërsa 17 të tjerë kanë mundur t’i largojnë me ndihmën e partnerëve të huaj.

“Në fillim të konfliktit ne kemi pasur 2962 shqiptarë në rajon. Këta janë me qëndrim të përhershëm, jetojnë atje me familjet e tyre. Kanë ndërtuar jetën e tyre atje. 543 shtetas kemi pasur me qëndrim të përkohshëm. Ambasada ka kontaktuar individualisht 2511 shtetas. Të interesuar për t’u larguar kanë qenë 138, të asistuar për t’u larguar në forma të ndryshme.

Një vend ndodhet pa hapësirën ajrore, po fqinji e ka. Shumë shtetas u gjendën në atë moment në Izrael, për t’u çuar në një aeroport që u hap enkas në Egjipt. Janë larguar individualisht 45 shtetas, janë evakuuar me asistencën e shteteve të tretë, se është një praktikë që kur një shtet organizon lëvizjen e shtetasve të vet, kur ka vende të lira, janë bërë 17 shtetas në këtë formë. 

Vështirësia më e madhe ka qenë në Iran që ka pasur shqiptarë, por nuk jemi të pranishëm atje, dhe na është dashur të gjejmë modalitetet më të mira. Kemi qenë në marrëdhënie me Kryqin e Kuq dhe ekuivalentin e tij Gjysmëhënën e Kuqe e kuqe që t’i ofrohet ndihmë ndaj shqiptarëve dhe nxjerrin nga territori i Iranit. Kemi shkurajuar udhëtimin në këto zona”, tha Hoxha./Dosja.al

ferit hoxha

Sondazh

Poll