Politike

Kuvendi nuk hoqi imunitetin, Rama: Kërkesa e SPAK nuk plotësonte kushtet minimale për tu marrë në konsideratë

Gjatë një konference për mediat, Rama deklaroi se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit nuk përmbushte dhe nuk plotësonte kushtet minimale për tu marrë në konsideratë. 

13 Mars 2026, 12:35 Nga I.A
Kuvendi nuk hoqi imunitetin, Rama: Kërkesa e SPAK nuk plotësonte
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e maxhorancës për të mos hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Gjatë një konference për mediat, Rama deklaroi se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit nuk përmbushte dhe nuk plotësonte kushtet minimale për tu marrë në konsideratë. 

Rama ka theksuar se vendimi i mazhorancës ditën e djeshme nuk ka asnjë efekt ndaj rrugës së Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Sipas kryeministrit, nuk ka asnjë diskutim apo frenim të vendit në luftën kundër korrupsionit apo në rrugen drejt BE-së.

'Ndërkohë do ta nis nga vendimi dje i parlamentit për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Qëndrimi im lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e SPAK nuk përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë, përpjekja për ta lidhur refuzimin me arsye tjetër apo për ti dhënë përmasën e një fakti që do bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do pengoj zbatimin e reformës në drejtësi është një përpjekje e shëmtuar madje në dëshpërimin e vet ka gjithë ingredientët që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë cmos që Shqipëria të pengohet dhe që hapat e shpejtë te frenohen Nuk ka asgjë të re në këtë, por materiali në këtë rast është i favorshëm për të torolisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë dhe shumicës qeverisëse. Dua ti siguroj që nuk ka asnjë frenim drejt rrugës për anëtarësim në BE, nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë për të vazhduar në rrugën që ne kemi hapur në pavarësimin e drejtësisë dhe rrugën lundër korrupsionit dhe në këtë rast nuk jemi përballë një çështje korrupsioni, sepse vetë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion,' tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll