Politike

Shqipëria ka garancinë e NATO-s/ Hoxha për sulmet kibernetike të Iranit: Të jemi më të vëmendshëm

Në një prenoncim për median, Hoxha theksoi se cenimi i infrastrukturës së Kuvendit tregon avancimin e teknologjisë dhe nevojën për vigjilencë të shtuar.

13 Mars 2026, 11:29 Nga D.S
Shqipëria ka garancinë e NATO-s/ Hoxha për sulmet kibernetike
Ferit Hoxha

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se regjimi i Iranit nuk ka ndalur përpjekjet për të sulmuar Shqipërinë, duke kujtuar sulmin kibernetik të vitit 2022.

Në një prenoncim për median, Hoxha theksoi se cenimi i infrastrukturës së Kuvendit tregon avancimin e teknologjisë dhe nevojën për vigjilencë të shtuar. Sipas tiij, në këtë betejë, Shqipëria mbështetet nga partnerët e NATO-s.

“Regjimi i Iranit nuk ka ndalur ndonjëherë për të sulmuar Shqipëri, ishte vetëm një sulm kiberentik në vitin 2022. Ka ndodhur një përmirësim dhe një avancim me teknologjinë. Fakti që arritën të cenojë infrastrukturën e Kuvendit do të thotë që duhet të jemi shumë të vëmendshëm, pasi do të përdorë çdo gjë ndaj Shqipërisë. Kemi bindjen dhe garancinë që në këtë mes nuk jemi vetëm, kemi të gjithë partnerët e NATO-s me vete dhe do të jemi shumë të kujdesshëm. Këto vende nuk janë në luftë, nuk kanë dashur dhe nuk kanë lejuar përdorimin e bazave amerikane në këto vende, janë vetëm pre e një vendi që synon të zgjerojë tensionin dhe të godasë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Hoxha./Dosja.al

ferit hoxha iran shba nato

Sondazh

Poll