Politike

Rama paralajmëron: Kush fërkon duart se ndaloi projektin e Porto Romanos e ka gabim

Sipas Ramës, tërheqja e kompanisë nga Porto Romano, ka hapur një rrugë tjetër për qeverinë shqiptare në lidhje me këtë projekt, i cili nuk do të ndalet më. 

13 Mars 2026, 12:56 Nga I.A
Rama paralajmëron: Kush fërkon duart se ndaloi projektin e Porto
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë aktorët që mendojnë se ndaluan projektin e Porto Romanos. Gjatë një konference për mediat, Rama ka deklaruar se kushdo që fërkon duart se ndaloi projektin e portit të ri, do të mbeten me gisht në gojë.

Sipas Ramës, tërheqja e kompanisë nga Porto Romano, ka hapur një rrugë tjetër për qeverinë shqiptare në lidhje me këtë projekt, i cili nuk do të ndalet më. 

“Porti i thatë i Shkupit planifikohej në Shkup, ky spostim mund ti mjaftojë kujtodo që logjikon për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një përmbajtje të rëndëishme interesash kombëtare strategjike. Nëse ju mendoni se të gjithë mezi pop resin që shqiptarët të bëhen më të fortë mund ta mendoni, por ka forca që nuk e mirëpresim, nuk ka lidhje vetëm me arsye gjeopolitike ka lidhje edhe me interesa tregtare të vendeve. Nuk kanë asnjë arsye ta mirëpresin portin. Ka edhe një fakt tjetër vetë korridori VIII sot është pjesë e rrjetit europian të transportit jo se e themi ne. Korridoret që nuk janë në hartë nuk financohen mund t’I ndërtosh vetë, sic po bëjme hekurudhën Durrës Prishtinë, por nuk ka asnjë shans të kemi akses në fondet europiane për këtë aks. Tani korridori VIII që disa bëjnë lojëra fjalësh është future në rrjetin europian të transportit pasi unë dhe qeveria ime kemi luftuar jo pak për të hequr bllokimin që ishte bërë. Tani pse vende të BE e kishin bllokuar korridorin VIII? Sipas logjikës së injorantëve që bërtasin në pazarin mediatik këto janë muhabete rrugësh, por nuk është ashtu. Ne vijmë nga një varfëri ekstreme dhe duam të bëhemi pjesë e një shtëpie që zotëron një pasuri të madhe.

Korridori VIII u fut edhe në rrjetin e lëvizjes së sigurtë të NATO-s, dhe projekti ynë është në tryezën e NATOs dhe ka kaluar të gjitha nivelet teknike. Tani si mendoni ju mund të bënim ne një bazë ushtarake në pellgun e portit të Durrësit? Nuk mund ta bënim. Tani, pikërisht për seriozitetin e madh që ka ky projekt u angazhuam në një qasje tjetër duke marrë kompaninë më të madhe në botë e cila përgatiti gjithë termat e referencës dhe ka supervizuar gjithë garën. Gara është kryer dy here dhe ka patur interes të madh me kritere të forta. Herën e parë gara është anluar këtë herë ndodh kjo koincidencë fatkeqe. Kompania ka shkruar tërheqjen e saj për shkak të rritjes së cmimeve. Nuk e kemi informacionin që ka patur component tjetër që ka ndikuar. Për të gjithë ata që fërkojnë duar se mendojnë se ia dolën me bllokimin e portit e kanë gabim se kanë hapur një rrugë tjetër që nuk do e ndalin dot më. Do të bëjmë hapin që kemi qenë në pamundësi për ta bërë deri tani. Është e sigurt që të gjithë ata që menduan se do nënshtrojnë qeverinë e Shqipërisë do mbeten me gisht në gojë“, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll