Politike

'SPAK të vijë i armatosur me prova'/ Rama kujton Beqajn dhe Ahmetajn: Siç erdhën dy herët e para me prova dhe argumenta

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama theksoi se SPAK duhet që të ndjekë të njëjtin standard që ka patur me rastet e tjera, që sipas Ramës kanë ardhur me prova dhe argumenta. 

9 Mars 2026, 12:10 Nga I.A
'SPAK të vijë i armatosur me prova'/ Rama kujton Beqajn dhe
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga SPAK që me kërkesat që vjen në Kuvend, të jetë i armatosur me prova dhe argumente jo me faqe bosh. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama theksoi se SPAK duhet që të ndjekë të njëjtin standard që ka patur me rastet e tjera, që sipas Ramës kanë ardhur me prova dhe argumenta. 

Po ashtu Rama theksoi se SPAK po kërkon që të zhysë 7 pash nën llum Ballukun, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë me votat e PS-së. 

'Kjo është provë e re, që nuk është as e re. Dhe kur mendoj që vihet me këtë kollajllëk, në Kuvendin e Shqipërisë, për të kërkuar kokën e një të zgjedhuri, mbasi është bërë gjithçka për t’ua futur 7 pash jo nën dhe, por në llum. Po një njeri i thjesht, i pambrojtur e parafytyroni ju se si mund ta haja fletearrestin surratit. E kur sheh këtë, aty e kupton konkretisht se si e hanë shumë njerëz në Shqipëri, se si për faqen e zezë të autorëve, të kësisoj përplasjesh turinjve të fletëve të arrestit, Shqipëria është bërë delja e zezë e arrestit, me shumë të burgosur në paraburgim. Jetojnë nën kurrizin e të tjerëve. Hajde ta fusim një herë, se na ka dalë një incizim, na kanë ardhur disa sms. Po ça është një i zgjedhur? Kokë për t’u marrë si trofe në Pazar? Pasi është sakatuar dhe zhargavitur. Grup i strukturuar kriminal i tha gjykatësja prokurorit për Ilir Beqajn, arbitri. Lojtari përballë tha; ishte gol. Abitri tha; ishin dy gola. Arbitrat e tjerë thanë; ishin 3 gola. Ra grupi i strukturuar? Po Ilir Beqaj. S’kam folur për të se s’ka pasur një vendim. Pasi u ngrit dhe u zie një tenxhere, spaska pasur grup të strukturuar. Këtu prokurori kërkon, gjykatësi vrapon. Por në emrin tonë, jo! Me votën tonë, jo. Herë tjetër kur të vijnë në Kuvend për të kërkuar jo imunitetin, pasi ky është keqkuptim, pasi s’ka ndaj hetimit dhe përgjimit, për askënd nga ne. Të ngremë kokën për të çuar në burg, një deputet me këto argumente? Çfarë jemi ne, bashkautor të krijimit të popullit që paraburgos në Shqipëri? Kur të vinë për të kërkuar heqjen e imuniteti të vinë të armatosur me prova. Siç erdhën dy herët e para. Për rastin e parë kishin prova dhe rastin tjetër, një mal me argumente! Një grua me dy gra? Për të legjitimuar kërkesën ekstreme, arrest pa gjyq. Duke na vënë në situata absurde ne shumicën socialiste që i kemi dhënë shpirtin drejtësisë dhe lëkurën drejtësisë së pavarur,' tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll