Politike

'Masë e SPAK, absurde'/ Rama për Ballukun: Nuk akuzohet për korrupsion

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Kreu i qeverisë u shpreh se ndaj saj është ngritur një akuzë nga viti i kaluar por jo për korrupsion, por për dyshimin e pabarazisë në tendera. 

9 Mars 2026, 10:56 Nga D.S
'Masë e SPAK, absurde'/ Rama për Ballukun: Nuk akuzohet
Edi Rama

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se masa e dhënë nga Struktura e Posaçme për ish-zv,kryeministen është absurde. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Kreu i qeverisë u shpreh se ndaj saj është ngritur një akuzë nga viti i kaluar por jo për korrupsion, por për dyshimin e pabarazisë në tendera. 

Sipas tij, kërkesa për pezullimin e anëtares të kabinetit qeveritar nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër në botë.

'Sot ne jemi këtu që të shpallim publikisht qëndrimin tonë në lidhje me kërkesën e prokurorit special për të autorizuar kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut. Ndaj saj është ngritur një akuzë që vitin e kaluar, jo për vjedhje, korrupsion, apo për ndonjë krim, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ministrisë ka kryer veprën penale të shkeljes së pabarazisë në tendera, gjashtë vite më parë. Në bazë të disa mesazheve të gjetura më vonë në celularin e një ish-drejtori. U vendos fillimisht me një turravrap të pakuptueshëm pezullimi i anëtares të kabinetit qeveritar. Një masë absurde që në radhë të parë pezulloi funksionin, jo vetë personin. Nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër në botë një budallallëk i kësaj natyre. Pastaj pa pritur fare vendimin, apo gjykata pezulloi masën e pezullimit dhe deklaroi se do i hynte çështjes së në themel erdhi turravrap i dytë kërkesën që në shqyrtojmë sot. Arrestimin e një deputeti. Thjesht njoftimi i akuzën, në rrugën e shtrembër që është bërë rëndon në rrugën hekurudhore të stacionit të trenit, mjaftoi që Belinda Ballukut të dëgjoheshin të gjitha dallgët e urrejtjes,' tha Rama./Dosja.al

edi rama imuniteti i ballukut grupi parlamnetar i ps

Sondazh

Poll