Politike

"SPAK po shkel standardet"/ PS kundër heqjes së imunitetit, Manja: Balluku tashmë i takon drejtësisë

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Manja u shpreh se çështja e ish-zv,ministres Balluku i takon drejtësisë.

9 Mars 2026, 10:56 Nga D.S
"SPAK po shkel standardet"/ PS kundër heqjes së imunitetit,
Ulsi Manja

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja deklaroi se me kërkesën e saj SPAK po shkel standardet e drejtësisë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Manja u shpreh se çështja e ish-zv,kryeministres Balluku i takon drejtësisë.

Në fund, Manja theksoi se anëtarët e shumicës parlamentare në Këshillin për Mandatet i rekomanduan seancës plenare rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit të heqjes së imunitetit për Ballukun.

"Në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës, 260,288 dhe 289 të Procedurës Penale, ne si anëtarë të shumicës parlamentare në Këshillin për Mandatet i rekomandojmë seancës plenare e rrëzimin e kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit të heqjes së imunitetit për Ballukun. Nuk rezulton të jenë evidentuar domosdoshmëri për marrjen e një mase të tillë. Rekomandimi nuk pengon SPAK të vijojë hetimet, ka një masë sigurimi personal, pengimi nga dalja jashtë vendit, që lejon vijimin e procedimit penal. Dhe ne këtë e konsiderojmë një çështje që tashmë i takon drejtësisë, por masat e sigurimit personal nuk lidhen me ekzistencën ose jo të veprës penale. Të presim përfundimin e hetimeve. Jo më kot e lash në fund dua të sjell në vëmendjen e grupit që nga raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë, të SPAK, evidentohet qartë se për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera ka praktikë të konsoliduar për hetim pa masë sigurimi personale. Ka të bëjë me standardet e hetimit për këtë vepër penale.", tha Manja./Dosja.al

spak belinda balluku

Sondazh

Poll