2 Mars 2026, 12:06
Nga DOSJA

Vodafone Albania përmbylli me sukses edicionin e dytë të “Fit for the Future with AI”, forumin kombëtar më strategjik në vend, dedikuar rolit të Inteligjencës Artificiale (AI) në qeverisjen dixhitale, produktivitetin ekonomik dhe konkurrueshmërinë afatgjatë të Shqipërisë.
Pas suksesit në vitin 2025, edhe këtë vit “Fit for the Future” u bë gurëthemeli i një ndryshimi konkret që po ndodh në vendin tonë. Tashmë AI është prioritet kombëtar dhe të gjithë politikbërësit, partnerët globalë janë në të njëjtën qasje, për nevojën e përshtatshmërisë së këtij mjeti me përgjegjësi dhe strategji.
Infrastruktura Dixhitale shihet si një kapital strategjik. Vodafone Albania, me 5G, zgjerimin e fibrave, partneriteteve dhe vëmëndjen e shtuar në siguri, Rrjeti Nr 1 në Shqipëri dëshmoi edhe këtë herë përkushtimin e saj në rritjen e zhvillimit së Shqipërisë dhe AI.
Forumi bëri bashkë përfaqësues të qeverisë, liderë kombëtarë dhe globalë të teknologjisë, drejtues biznesi, ekspertë të industrisë dhe medias, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për një dialog të nivelit të lartë mbi gatishmërinë e Shqipërisë për një të ardhme të udhëhequr nga AI.
Në fjalët hapëse, drejtuesit e Vodafone Albania theksuan se Inteligjenca Artificiale nuk është më një temë e së ardhmes, por një realitet që po riformëson fuqinë ekonomike, sigurinë, produktivitetin dhe edhe diplomacinë globale.
Duke nënvizuar dedikim e Vodafone, CEO i Vodafone Albania, Balázs Révész, nënvizoi rolin esencial të infrastrukturës në zhvillimin e AI.“AI nuk qëndron në re. Ai funksionon përmes rrjeteve, bëhet i mundur nga rrjetëzimi dhe energjia, dhe përfundimisht mbështetet tek besimi.”- tha CEO i Vodafone Albania.
Më tej ai theksoi se tashmë telekomunikacioni është infrastrukturë e rëndësishme kombëtare, po aq thelbësore sa energjia dhe transporti dhe rikonfirmoi misionin e Vodafone për të vepruar si timonieri i besuar, i transformimit dixhital të Shqipërisë. Një nga të ftuarit special në këtë forum ishte dhe roboti, Tobi, si demostrim konkret i mënyrës se si AI mund të integrohet në përvojat tona të përditshme.
Në panelin e parë “Qeverisja e së ardhmes, besimi, politikat & gatishmëria për AI”, i moderuar nga Drejtoresha Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania, Jonida Lakuriqi, u fokusua në ndërtimin e kuadrit institucional, rregullator dhe të besimit për përdorimin e përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale.
Në fjalën hyrëse, ajo theksoi se sistemet e forta garantojnë një të ardhme të sigurt.“Përgatitja për të ardhmen nuk ka të bëjë me parashikimin e saj, por me ndërtimin e sistemeve që i mbijetojnë asaj.”- theksoi Lakuriqi.
Në diskutim u artikulua qartë rëndësia e harmonizimit me politikat e Bashkimit Europian, koordinimit ndërinstitucional dhe trajtimit të infrastrukturës dixhitale si kapital strategjik kombëtar. Paneli përfshiu përfaqësues nga qeveria si Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj,
Zëvendësministren e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, Zëvendësministren e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama; partnerë ndërkombëtarë si GIZ me përfaqësues Sebastian Berwanger Team Leader në EU4Innovation, si dhe analistin dhe Kryetarin e Bordit të Qendrës për Gazetari Cilësore në Shqipëri, Lutfi Dervishi.
Në panelin e dytë “Ekosistemi i AI në Ekonomi & Inovacion” i moderuar nga Drejtoresha e Biznesit në Vodafone, Mafalda Alves Dias, u eksplorua ndikimi konkret i AI në ekosistemin e biznesit shqiptar dhe gatishmërinë organizative të institucioneve dhe kompanive shqiptare. Në hapje të panelit, ajo ngriti një pyetje thelbësore: “Pyetja reale nuk është nëse po flasim për AI, por nëse po ndërtojmë produktivitet real apo thjesht prezantime mbresëlënëse?”
Liderë të industrisë si Drejtoresha Ekzekutive e Bankës 100% dixhitale, Jet Bank, Fatbardha Rino, Drejtor i StartUp-it “Plug and Play”, Uranik Begu, Drejtor i Përgjithshëm i 1UP, Enian Gazhga, gazetari Blendi Salaj, ndanë shembuj konkretë të inovacionit të mundësuar nga AI, duke theksuar rritjen, efikasitetin dhe krijimin e modeleve të reja të biznesit si dhe duke evidentuar boshllëqet në të dhëna, aftësi, infrastrukturë dhe kulturë organizative që duhen adresuar në vitet në vijim.
Folës globalë nga Microsoft, Accenture, organizata të sigurisë kibernetike dhe inovatorë të robotikës mbajtën sesione në stilin TED, duke treguar se si Inteligjenca Artificiale (AI) po transformon industritë. Demonstrimet e Microsoft Azure, Copilot, AI në sigurinë kibernetike dhe AI në robotikë shfaqën zbatimin praktik të zgjidhjeve me standarde globale në Shqipëri.
Zona e Ekspozitës së Inovacionit në AI u mundësoi pjesëmarrësve të përjetonin pesë stenda interaktive që mbulonin: cloud-in, sigurinë kibernetike, robotikën, demonstrime praktike të Copilot dhe aplikime të AI në web dhe e-commerce. Këtë vit, forumi konkludoi me një mesazh universal, Inteligjenca Artificiale është një levë strategjike për transformimin e ekonomisë, institucioneve dhe shoqërisë.
f74019dc 3624 441e 912d 94a5ce4efd1e
dbe32746 4262 4696 a269 9fe9c6cc7bcc
cfb98f4a f53a 4585 848f 5f9548d351bb
b87030af d693 4fac 86e9 be8028d8b78f
a6377b49 78d0 4320 a2f3 4afbfb8b58b0
8388baee 9f45 4a74 b3ce 6ba1e809dd20
1114f864 4825 4a4a 9aec ff6597e48fa2
502b888f fdcf 432a ab89 6cbc2bb15c3f
479eb40b d3ca 4352 ba06 eba04d167a28
60fb54a0 137c 43ab 83be 3a493c1ed772
16d11c20 85da 4540 aca0 5810e0729010
6cc185d2 ec69 4944 88c3 411cf6c0ea9d
5fdf1f9c 3377 4345 b498 07ed936266bb
0eef7827 dd59 4729 bfb4 0aafdc7f505e
Aktualitet
2 Mars 2026, 11:35
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Shkëlzen Kastratit dhe babait të tij. Sipas njoftimit...
Aktualitet
2 Mars 2026, 10:35
E. D
ANGLI- Bandat shqiptare po përdorin TikTok-un, Facebook-un dhe Instagram-in për të shitur cigare me çmime të ulëta, duke ofrua...
Aktualitet
2 Mars 2026, 10:03
D.S
Rritja e përdorimit të automjeteve elektrike dhe hibride në Shqipëri ka sjellë nevojën për një treg të konsolidua...
Aktualitet
2 Mars 2026, 09:58
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-drejtorin e AKU-së...
Aktualitet
2 Mars 2026, 09:45
D.S
Llogara
LLOGARA- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të realizohet një shpërthim i kontrolluar në...
Aktualitet
2 Mars 2026, 09:09
E. D
TIRANË- Policia ka arrestuar një 19-vjeçare nga Gjermania, e cila ishte e ënuar me 10 vite burg për trafik droge. Blutë n...
Aktualitet
2 Mars 2026, 08:53
D.S
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme po prek drejtpërdrejt transportin ajror, rrugët detare dhe tregtinë globale t&eum...
Aktualitet
2 Mars 2026, 08:38
E. D
Komisioni Evropian parashikon që udhëtarët nga BE-ja duhet të përfitojnë gjithashtu nga tarifa më të favorshme t&...
Aktualitet
2 Mars 2026, 08:04
D.S
Rreth 200 kompani importuese dhe prodhuese të pajisjeve për riprodhime audiovizive, në mënyrë të beftë kanë marrë...
Aktualitet
28 Shkurt 2026, 22:56
E. D
VLORË- Dy automjete janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Vlorë, pak pas mesnate. Fillimisht dyshoh...