Aktualitet

Dosja Shullazi shkon në Kuvend, KLGJ kërkesë Kuvendit: S’ka më gjyqtarë, ndryshoni ligjin, ka ngelur vetëm Albana Boksi

20 Shkurt 2020, 10:34 Nga DOSJA
Dosja Shullazi shkon në Kuvend, KLGJ kërkesë Kuvendit: S’ka

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të gjejë një zgjidhje ligjore për të shtyrë gjyqin në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe grupit. Shkak për këtë është bërë ngërçi i gjykimit të dosjes Shullazi, nga largimi i gjyqtarëve dhe kërkesat e herëpashershme të të pandehurve për përjashtimin e tyre.

Kështu sot, burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjyqi është shtyrë sërish, pasi trupa gjykuese përbëhet vetëm nga gjyqtarja Albana Boksi, pasi gjyqtarët e tjerë janë larguar. Tërheqjet e gjyqtarëve kanë patur shkak arsye nga më të ndryshmet, ndërkohë që lista e zëvendësuesve ka “mbaruar”.

Sakaq, ligji në fuqi kërkon që për çështje që janë kompetencë e SPAK, të mos të gjykohen nga gjyqtarë që nuk janë pjesë e Gjykatës së Posaçme, ç’ka ka sjellë mungesën e gjyqtarëve. Tashmë “topi” i ka kaluar Kuvendit, që duhet të bëjë ndryshime ligjore për të bërë të mundur gjykimin e dosjes Shullazi.

Gjyqi ndaj të fortit të Tiranës dhe grupit të tij është kthyer në një telenovelë si në gjykatat e vjetra, e po e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Gjykatat e sapokrijuara.

Në seancën e kaluar, GJKKO-ja rrëzoi kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi, dhe grupit të tij, për ndryshimin e masës së sigurisë. Mbrojtja e Shullazit kërkonte lirimin nga qelia të të pandehurit, dhe vijimin e gjykimit të çështjes në Apel për një masë më të lehtë, gjë që u rrëzua nga trupa gjykuese, duke e lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Më herët, grupi kishte kërkuar në KLGJ përjashtimin e treshes së gjyqtarëve, Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi sipas tyre, këta gjyqtarë nuk janë pjesë e Gjykatës së Re, por janë e asaj të vjetrës. KLGJ ende s’është shprehur për dy gjyqtarët Kalaja dhe Temo, kështu që e vetmja gjyqtare e kësaj çështjeje është Albana Boksi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana boksi emiljano shullazi gjyqi shullazi albana boksi emiljano shullazi gjyqi shullazi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2020, 10:18

MALLAKASTËR- Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e katërt të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndestësore është rënduar. Ata kanë deklaruar mëngjesin e...