Aktualitet

“Gradaçelat” që ‘po i marrin frymën’ Tiranës, lista me projektet e kullave shumëkatëshe në kryeqytet

20 Shkurt 2020, 09:18 Nga DOSJA
“Gradaçelat” që ‘po i marrin frymën’

TIRANË- Bashkia Tiranë u ka dhënë lejen dhjetëra kullave, të cilat kanë hapur kantieret e ndërtimit përgjatë rrugëve dhe shesheve kryesore të kryeqytetit. Të paktën 12 kulla janë në ndërtim me një lartësi mesatare prej rreth 20 katesh, ndërsa projekte të tjera mbeten në pritje për t’u miratuar.

Exit News liston më poshtë kullat që janë në ndërtim përgjatë rrugëve dhe shesheve kryesore të Tiranës:

– Kulla Ekspozita, kullë 24-katëshe në zonën e ish-ekspozitës Shqipëria Sot, përgjatë lumit Lana.

– Kulla 30-katëshesi vazhdim i Hotel Tiranës, në Sheshin Skënderbej

– Downtown Tirana, kullë rreth 40 katëshe përgjat bulevardit Gjergj Fishta, pranë Rrugës së Elbasanit

– Pylli Vertikal, kullë 24-katëshe krah kullës tjetër Ambasador 3 pas Stadiumit Air Albania, projektuar nga Stefano Boeri.

– Eyes of Tirana, kullë 26 katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit

– Book Building, kullë 20-25-katëshe pas Sahatit të Tiranës dhe ndërtesës së Bashkisë, pjesë e një projekti zhvillimi me disa ndërtesa

– Ëest Residence, kompleks disa katësh pas Presidencës, projektuar nga Stefano Boeri

– Blloku Cube, kompleks shumëfunksional në kryqëzimin e rrugëve Pjetër Bogdani e Vaso Pasha në Bllok, projektuar nga Stefano Boeri

– MET Building Tirana mes Katedrales Katolike dhe ish-Hotel Dajtit, përgjatë Lanës

– Garden Building, kompleks 24-katësh, përgjatë Rrugës së Kavajës, në vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Shkencave të Natyrës, pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit

– Tirana’s Rock, kullë 85 metra e lartë, 25 kate, krah Hotel Tiranës, buzë fillimit të Rrugës së Dibrës

– Kulla 24 katëshe e Stadiumit Air Albania, e përfunduar

– Gjashtë Kullat pas Teatrit Kombëtar, të planifikuara nga qeveria dhe Bashkia Tiranë

Foto ilustruese, maketi i kullës DoënToën Tirana.

Ndërsa 12 projekte janë në ndërtim, rreth 5 të tjerë kanë mbaruar dhe kanë zënë hapësira të bollshme të Tiranës. Deri më tani në qendër janë ngritur këto ndërtesa të mëdha:

– ABA, krah Ambasadës Italiane, ku sot ndodhet qendra tregtare Coin

– TID, ku sot ndodhet Hotel Plaza

– 4EverGreen, përballë Kishës Ortodoke, e cila më në fund po vishet me fasadë dhe pritet të përfundojë

– Ambasador 3, pas stadiumit kombëtar

– Toptani Center, planifikuar kullë e lartë, por për arsye të paqarta në vend të saj u ngrit qendra e tanishme tregtare pesëkatëshe.

Marrë nga Exit.al

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kullat ne tirane projektet e kullave kullat ne tirane projektet e kullave

Sondazh

Poll