Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e Poçemit vijojnë grevën e urisë, s’pranojnë ujin dhe ndihmën mjekësore. Basha:

20 Shkurt 2020, 08:16 Nga DOSJA
Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e Poçemit

BALLSH-  Naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit vijojnë grevën e urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është rënduar, pasi që prej ditës së djeshme kanë refuzuar ujin dhe ndihmën mjekësore. Grevistët po qëndrojnë mes të ftohtit dhe njëri prej tyre, Jonuz Muçaj ka marrë mjekim pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore. Ndërkohë pranë tyre ndodhen dhe mjeku, i cili herë pas herë monitoron gjendjen e shëndetësore të grevistëve.

10 naftëtarët e Ballshit sot janë në ditën e katërt të grevës së urisë dhe kanë deklaruar  se do të vijojnë të mos pranojnë ujë dhe ndihmë mjekësore deri në plotësimin e dy kushteve, marrjen e pagave dhe rifillimin e punës. Ata kanë kërkuar që t’iu jepet paga minimale dhe që çështja e tyre të hetohet nga prokuroria.

“Duam paratë. Këtu kanë ardhur kompani dhe në fund të çdo viti ata ndërronin emrat. Kjo lojë ka disa vite. Ikën 2 vjet nuk morrëm lekët, sollën një kompani tjetër dhe u katandisëm në këtë gjendje. Punëtorët e kuptuan vonë, heshtja e shtetit deri në këto momente do të thotë që ne jemi të braktisur deri në themel. Uzina e Ballshit duhet të punojë”, shprehet një prej naftëtarëve. Po kështu edhe punëtorët e stacionit të Pompimit të Poçemit janë sot në ditën e 8-të  grevës së urisë dhe shprehen të vendosur se duan pagat. “Shteti ka mbaruar, i bëjmë thirrje ambasadorëve që të ndërhyjnë për gjendjen tonë “, është shprehur ai.

Sot grevën e urisë e ka vizituar dhe Basha duke thënë se kërkesat e tyre janë të drejta dhe PD dhe ai vetë do jenë zëri i tyre. Sipas Bashës, naftëtarët janë tradhtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria, pasi janë njerëz të thjeshtë.  Që prej ditës së djeshme, naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre, pasi kanë vendosur të mos pijnë as ujë. Ata shprehen të vendosur se duan pagat e prapambetura ose do të ketë viktima.

Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator.  Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan  nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

J.V. Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret ne proteste naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret ne proteste

Sondazh

Poll