Aktualitet

Rikthehen reshjet/ Zonat që sot do të zbardhen nga dëbora, parashikimi i motit 20 shkurt 2020

20 Shkurt 2020, 07:26 Nga DOSJA
Rikthehen reshjet/ Zonat që sot do të zbardhen nga dëbora,

Shqipëri- Ditën e sotme i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës. Në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600 metër. Temperaturat gjatë ditës do të variojnë nga 2 deri në 19 gradë.

Parashikimi i motit:

Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të ditës së sotme reshjet e shiut fitojnë itensitet deri mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pra, edhe dita e enjte pritet të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët e mesatar deri në orët e pasdites ku më pas gradualisht pritet ndërprerja e tyre.

Për t’u theksuar është se në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600metër.

Temperaturat e parashikuara në fushën termike nuk pritet të kenë luhatje të mëdha në vlerat minimale (2ºC deri në 8ºC), por janë ato në vlerat e mesditës të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme me vlera të parashikuara nga 7ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato bregdetare. Një rënie e ndjeshme duke marë parasysh vlerën më të lartë prej 19ºC që u arrit sot në qytetin e Beratit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 20 shkurt 2020 parashikimi i motit 20 shkurt 2020

Sondazh

Poll