Aktualitet

Shpërndante kokainë në qytet, arrestohet 21- vjeçarja në Durrës

20 Shkurt 2020, 08:44 Nga DOSJA
Shpërndante kokainë në qytet, arrestohet 21- vjeçarja

DURRËS- Një 21-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit, pasi shpërndante kokainë dhe droga të forta në qytet. Sipas njoftimit të policisë, shtetases me inicile A.B, iu kap gjatë kontrollit fizik një sasi prej 13.5 gramësh kokainë. Tashmë materialet për 21- vjeçaren i janë referuar Prokurorisë për veprën penale ‘prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen 13.5 gr. kokainë. Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçare. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës. Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet vajza ne duures shitje droge arrestohet vajza ne duures shitje droge

Sondazh

Poll