Aktualitet

20 Shkurt 2020, 10:18 Nga DOSJA

MALLAKASTËR- Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e katërt të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndestësore është rënduar. Ata kanë deklaruar mëngjesin e sotëm se do të vijojnë të mos pranojnë ujë dhe ndihmë mjekësore deri në plotësimin e dy kushteve, marrjen e pagave dhe rifillimin e punës.

Grevistët kanë kërkuar që t’iu jepet paga minimale dhe që çështja e tyre të hetohet nga Prokuroria.

“Ne kërkojmë pagën mimimale. Prokuroria të hetojë çështjen tonë. Kompania është ende pronare e uzinës. Fëmijët e tyre i kanë çuar në Londër. Por ne jemi njerëz nuk jemi pula. I lutem shtetit dhe ministrit të shikojë Mallakastrën. Unë spo shoh asnjë zgjidhje. Avokati i Popullit na ka shpjeguar ca gjëra dhe na ka gënjyer e mashtruar, këto janë firma mashtuese. Ne nuk duam polici këtu brenda, jemi këtu për bukën e gojës”, u shpreh grevisti.

Si mund të reagojë shteti?

“Duhet të marrin masa për popullin e Mallakastrës. Të tëra të radhurat tona janë ketu. Pse të jetë kjo gjendje katastrofe?”, tha grevisti.

Gjendja e tyre shëndetësore është rënduar, pasi ata vuajnë dhe nga sëmundje kronike. Grevistët kanë refuzuar ujin dhe ndihmën mjekësore. Një nga grevistët është përkeqësuar dhe kolegët e tij po i qëndrojnë pranë .

Që prej ditës së djeshme, naftëtarët e Ballshit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit kanë përshkallëzuar aksionin e tyre, pasi kanë vendosur të mos pijnë as ujë. Ata shprehen të vendosur se duan pagat e prapambetura ose do të ketë viktima.

Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës dhe e Avokatit të Popullit. Dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, vizituan dje grevistët e Poçemit dhe ata të Ballshit, ku dëgjuan ankesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura. Tek ata ka shkuar edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baçi dhe ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator.  Naftëtarët dolën disa herë në protestë në Fier, ku kërkuan që të merrnin pagat e tyre, por u dëgjuan  nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret ne proteste naftetaret e ballshit ne greve urie naftetaret ne proteste

Sondazh

Poll