Aktualitet

“Me u tall populli me ne është gjynah”/ Policia bashkiake nxjerr zvarrë nga palestra banorët në Laç, ata kthehen tek b

20 Shkurt 2020, 08:10 Nga DOSJA
“Me u tall populli me ne është gjynah”/ Policia bashkiake

LEZHË- Fax Neës ka siguruar pamjet se ku tregon veprimet e policisë bashkiake duke nxjerrë jashtë palestrës të strehuarit nga dëmtimi i tërmeti në Laç.

Në video shihet qartë dhuna e ushtruar nga policia ndaj banorëve, të cilët janë marrë zvarrë dhe janë nxjerrë nga ambinetet e palestrës ku po strehoheshin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ashtu siç e deklaruan edhe para pak ditëve, 4 nga 9 familjet e dëbuara me dhunë nga palestra e shkollës “Hydajet Lezha” janë kthyer në pallatin e tyre që ështe i shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ndërsa 5 familje të tjera janë shpërndare nëpër të afërm pasi nuk mund ta përballojnë natën jashtë ashtu siç qendruan mbrëmjen e shkuar.

“Na nxorrën nga palestra me dhunë, pastaj më fëmijë me burra me gra tu i nxjerrë edhe tu na shajt. Kishim dhe një plakë të vjetër. Me u tall populli me ne është gjunah. Sot jemi futur tek shtëpiat që janë prishur nga tërmeti. Ne jemi futur brenda dhe askush nuk mban përgjegjësi për ne. Ne ishim gati për tu futur brenda nuk është dakord kryetari. Ky është pallat i pabanueshëm. Bonusin qirasë e kemi marrë. Ka edhe dallim për ngjyrat.”- shprehet një banorë për Fax News.

Marrë nga Fax News

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e strehuar ne palester banoret e strehuar ne palester

Sondazh

Poll