Aktualitet

Transportoi kokainë me vlerë 120 mln euro nga Amerika Latine në Greqi, ndalohet në Itali 42-vjeçari shqiptar (EMRI)

20 Shkurt 2020, 07:00 Nga DOSJA
Transportoi kokainë me vlerë 120 mln euro nga Amerika Latine në

Itali- Policia italiane ka arrestuar 42-vjeçarin shqiptar, Alfred Arapi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për transport droge. Sipas mediave italiane, ndaj Arapit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Greqia, pasi akuzohet se ka traportonte ilegalisht, nga Amerika Jugore dhe Qendrore drejt Europës, për periudhën shtator 2018 deri në janar 2020, 1 ton dhe 200 kilogramë kokainë.  Në treg kjo sasi droge kap vlerën e 120 milion eurove. 42-vjeçari u arrestua teksa udhëtonte në një BMW të zezë me targa italiane, bashkë me dy persona të tjerë. Ai pritet të ekstradohet drejt Greqisë.

Një muaj më parë u shkatërrua në Greqi banda e drogës ku ishte pjesë Alfred Arapi.  Në aksionin e policisë greke u arrestuan për trafik droge shqiptarët, Sandër Pema i cili ishte dhe koka i grupit, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi, të cilët ishin pjesë e bandës ku i. Në Agrinjo të Patras, shqiptarëve dhe dy marokenëve iu kap sasia prej 1.181 ton kokainë në një operacion të drejtuar nga autoritetet greke në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe DEA. Droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira dhe Greqia ishte vetëm ndalesa e parë pasi më pas do të shpërndahej pjesë pjesë dhe në vende të tjera.

Burimi: ilfriuli.it

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred arapi arrestohet në itali 42-vjeçari shqiptar alfred arapi arrestohet në itali 42-vjeçari shqiptar

Sondazh

Poll