Aktualitet

1.3 ton kokainë u porosit nga 2 shqiptarë, kamionët kaluan pa kontroll nga policia shqiptare (DETAJET)

20 Shkurt 2020, 10:05 Nga DOSJA
1.3 ton kokainë u porosit nga 2 shqiptarë, kamionët kaluan pa

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngarkesën e kokainës 1.3 ton që u kap mbrëmjen e djeshme në Maqedoninë e Veriut. Sasia e kokainës u zbulua në një magazinë frutash në afërsi të Shkupit dhe deri tani mësohet se 5 persona kanë rënë në pranga, ku 4 prej tyre ishin shqiptarë. Ata janë: Sejdullah, Enver Jetmir Hebibi dhe Rauf Ismani. 

Ngarkesa me banane ka qenë e shpërndarë në 3 kamionë, të cilët u futën në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe u larguan nga Qafë Thana, pas lejes së Policisë dhe SPAK. 1.3 ton kokainë ishin të fshehur vetëm në një kamion frigoriferik dhe shoferi ishte nga Mali i Zi.

Të tre kamionët janë lejuar të kalojnë nga Policia Shqiptare pa verifikime, pasi kontrollet ishin bërë më herët në Itali, ku ishte zbuluar kokaina e cila ishte zëvendësuar me një lëndë tjetër dhe ishin vendosur GPS. Gjatë ditës së djeshme kamionët kanë kaluar nëpër Shqipëri dhe vetëm pas hyrjes së Maqedoninë e Veriut ka nisur dhe operacioni i policisë, ku dhe u sekuestrua sasia.

Kamioni me kokainë u kap ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut në një fshat në afërsi të Shkupit në një magazinë frutash. Deri tani mësohet se janë arrestuar pronarët e magazinës, që janë tre vëllezër shqiptarë, Sejdullah, Enver dhe Jetmir Hebibi. Po ashtu në pranga ka rënë dhe Rauf Ismani dhe Jovan Kosovic. Sasia e kapur mësohet se është 1.3 ton dhe aksioni është ende në vijim.

(A.B;F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 1.3 ton kokaine ne maqedoni kamioni me kokaine kokaina ne banane kokaine ne maqedoni 1.3 ton kokaine ne maqedoni kamioni me kokaine kokaina ne banane kokaine ne maqedoni

Sondazh

Poll