Aktualitet

Detaje për kokainën e kapur në Maqedoni, u zbulua në Itali. Oficerët hoqën drogën dhe e zëvendësuan lëndë tjetër dhe

19 Shkurt 2020, 21:20 Nga DOSJA
Detaje për kokainën e kapur në Maqedoni, u zbulua në Itali.

MAQEDONI E VERIUT– Detaje të reja janë mësuar nga aksioni i Policisë në Maqedoninë e Veriut, ku u kap një kamion që po trafikonte kokainë të fshehur mes bananeve. Burimet për Dosja.al bëjnë me dije se operacioni kishte nisur që ditën e djeshme në Itali.

Droga ishte zbuluar gjatë kontrollit në portin italian nga policia, e cila e kishte zëvendësuar ngarkesën me lëndë tjetër. Kamioni nga Italia u la i lirë dhe kaloi përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi, po brenda kishte ngarkesë të rreme, pasi droga ishte hequr.

Sot u bë e mundur zbulimi i destinacionit i cili ishte një magazinë frutash afër Shkupit dhe deri tani janë arrestuar dy shoferë si dhe një magazinier.

Një sasi e madhe kokaine është kapur sot në Maqedoninë e Veriut, ku deri tani mësohet se janë sekuestuar 1.3 ton. Kokaina ishte e fshehur në një kamion me banane që kishte ardhur nga Amerika dhe destinacioni kishte Slloveninë. Droga u gjet në një magazinë frutash, në fshatin Krushopek të Sarajit, ndërkohë në pranga kanë rënë 2 shoferë dhe 1 magazinier. Aksioni policor është ende në zhvillm, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë me dije se detajet do ti bëjnë publike nesër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 1.3 ton kokaine ne maqedoni kokaine ne maqedoni policia ne maqedonine e veriut 1.3 ton kokaine ne maqedoni kokaine ne maqedoni policia ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2020, 18:23

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të rikthehet sërish para togave të zeza, 6 muaj pasi Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor për “sh...