Politike

Fatos Klosi tregon porosinë që Meta i dha Bashës për 2 marsin, çfarë i kërkoi presidenti kreut të PD-së

20 Shkurt 2020, 08:32 Nga DOSJA
Fatos Klosi tregon porosinë që Meta i dha Bashës për 2

Tiranë- Fatos Klosi, ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit ka deklaruar në emisionin  “Byro Politike” në Abc News se Ilir Meta në takimin që pati me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar këtij të fundit që të mbledhë njerëz për tubimin e paralajmëruar më 2 mars.

“Ai mud të bëjë thirrje, por nuk është normale. Pse do flasë? Do i tregjë popullit se ky Parlament që e ka zgjedhur…mbase po të ishte zgjedhur nga populli mund të kishte një gjysmë të drejtë. Sot e tregoi edhe me thirrjen që i bëri opozitës dhe i tha mblidhi njerëzit e tu. Unë kam parë vetëm mediat. Dhe kam parë të gjitha lajmet. Për mua ishte qartë që i kërkoi opozitës t’i mbledhë popullin. Për mua gaboi rëndë, e di që gjysma nuk do i vejë. Premtime të tilla kemi dëgjuar, por ai nuk ka mundësi, unë do e pyes. Kush është mekanizmi për t’i bërë këto gjëra?”, u shpreh Klosi.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta  i bëri thirrje popullit  që më 2 mars të dalë në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë për të lidhur besën për të shpartalluar atë që e quan grusht shteti. Meta teksa u ngacmua me pyetje nga gazetarët për deklaratën e shpërndarjes së parlamentit, nuk u përgjigj drejtëpërdrejt, por theksoi se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit i theksoi Ramës: “Ata që kërkojnë popullin e Presidentit të WhatsApp të përgatisin poturet e gjera më 2 mars.”   Të njëjtën thirrje i bëri sot popullit që më 2 mars të dalë në bulevard, sipas tij për t’i dhënë paralajmërimin e fundit, kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos klosi ilir meta lulzim basha fatos klosi ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll