Politike

“Tubim antikushtetues i Kreut të Shtetit”, Presidenca-Lleshajt: Gënjeshtar që doje të shkelje të Kushtetutën me kamufl

19 Shkurt 2020, 18:53 Nga DOSJA
“Tubim antikushtetues i Kreut të Shtetit”, Presidenca-Lleshajt:

TIRANË- Deklarata e Presidentit, Ilir Meta, se në 2 mars do mbledh popullin në një tubim në bulevard kundër asaj që ai e cilëson si grush shteti ka sjellë reagime të shumta. Një nga njerëzit e maxhorancës që nuk është dakord që Presidenti të protestojë me popullin është ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili shkruan se ka ardhur kohë që të rregullohet me ligj funksionimi i Institucionit të Presidentit.

Në një reagim në mediat sociale, Lleshaj shprehet se Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit

Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet. Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”, shkruan Sandër Lleshaj.

Pas këtyre deklaratave i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi nga Presidenca, ku zëdhënësi i këtij institucioni shkruan se “Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?”. Tedi Blushi shkruan më tej se rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin.

“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, shprehet Tedi Blushi.

Ilir Meta i bëri thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër “grushtit të shtetit”. Meta tha se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit u shpreh se grushti i shtetit po bëhet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, pasi po shkelet Kushtetuta me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj tedi blushi thirrja e metës për 2 marsin sander lleshaj tedi blushi thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll