Politike

Rama pas takimit me Yuri Kim: Faleminderit ambasadore, nisim punën për Akademinë e Transparencës

19 Shkurt 2020, 18:36 Nga DOSJA
Rama pas takimit me Yuri Kim: Faleminderit ambasadore, nisim punën për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në një postim në mediat sociale Rama ka falenderuar Yuri Kim dhe shkton se është lajm i mirë që do Shtetet e Bashkuara të Amerikës do rrisin shumën që deklaruan në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë. 

Më tej shkruan se ka nisur dhe puna për Akademinë e Sigurisë që realizon kërkesën e tij në procesin e rindërtimit. 

Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin?Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt?????”, shkruan Rama në mediat sociale.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë të vendit lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë që kanë SHBA-të nga politika në vend. Ka qënë vetë ambasadorja ajo që ka zbuluar detaje nga takimi duke u shprehur se me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe me kryedemokratin Lulzim Basha ka diskutuar edhe për pritshmëritë që SHBA-të kanë për llogaridhënien gjatë procesit të rindërtimit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kim mledh kreret e shqiperise konferenca e donatoreve yuri kim edi rama kim mledh kreret e shqiperise konferenca e donatoreve yuri kim

Sondazh

Poll