Politike

Thirri popullin që të dalë në bulevard/ Presidenti Meta me gjuhë të ashpër: Është mirë të mos e provojë askush kokë

20 Shkurt 2020, 07:15 Nga DOSJA
Thirri popullin që të dalë në bulevard/ Presidenti Meta me

Tiranë-Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video në Facebook, me mbishkrimin Besëlidhje, Së bashku në 2 mars’, ndërsa në fund të këngës ‘Për ty atdhe’, që shoqërohen pamjet, dëgjohet presidenti teksa thotë se askush nuk duhet të provojë kokëfortësinë e tij për të mbrojtur vendin.

“Ky është atdheu i të gjithë shqiptarëve. Është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim”, thotë Meta në fund të videos.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta  i bëri thirrje popullit  që më 2 mars të dalë në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë për të lidhur besën për të shpartalluar atë që e quan grusht shteti. Meta teksa u ngacmua me pyetje nga gazetarët për deklaratën e shpërndarjes së parlamentit, nuk u përgjigj drejtëpërdrejt, por theksoi se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit i theksoi Ramës: “Ata që kërkojnë popullin e Presidentit të WhatsApp të përgatisin poturet e gjera më 2 mars.” 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta thirrja e metës për 2 marsin ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll