Sërish ndryshime/ Elektronika e re në Kuvend kushton mbi 60 mln lekë, së shpejti do vendosen edhe dyer të blinduara
19 Shkurt 2020, 19:53Nga DOSJA
TIRANË- Kodi i etikës për t’i bërë të qartë mënyrën sesi duhet të vishen e sillen në sallë, statusi i deputetit, Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit ndodhen të gjitha këtë kompjuter të vogël në tavolinë e ligjvënësve shqiptarë.
E gjitha është pjesë e teknologjisë së re që Kuvendi ka blerë për t’ua bërë jetën më të lehtë deputetëve. Të kenë para syve dhe përmbajtjen e ligjeve që duhet të votojnë, apo dhe radhën e diskutimeve, për të mos pasur momente të vështira në foltore. Sipas kontratës që disponon A2, teknologjia gjermane e sistemit të ri elektronik të votimit, që po aplikohet që prej fundit të janarit, ka kushtuar 60 milionë e 441 mijë lekë.
Hera e fundit që ishte investuar në këtë sistem ishte në vitin 2007. Krahas lehtësisë për veprimin e deputetëve, Kuvendi e argumenton këtë zgjedhje dhe me ambientalizmin. Sipas një përllogaritje të institucionit, vetëm nga shmangia e printimit të projektligjeve apo dokumenteve të tjera të seancës do të kursehen në muaj 720 mijë lekë, ose 8 milionë e 640 mijë lekë në vit. E njëjta kompani do të ofrojë në një moment të dytë dhe shërbimin “live stream” të seancës në faqen e Kuvendit.
Të tjera shpenzime që Kuvendi po planifikon të kryejë gjatë këtij viti janë dyert e blinduara për sallën e seancave dhe kryesinë e Kuvendit, me një vlerë prej 50 milionë lekësh. Tërmeti i nëntorit të kaluar, pezulloi pa afat planet për të pasur një godinë të re të Kuvendit të Shqipërisë që sipas parashikimeve do të kushtonte mbi 11 miliardë lekë.
TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka ironizuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për tubim në datën 2 mars. Në një reagim në Facebook, Manja...
TIRANË- Deklarata e Presidentit, Ilir Meta, se në 2 mars do mbledh popullin në një tubim në bulevard kundër asaj që ai e cilëson si grush shteti ka sjellë ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në një postim në mediat sociale Rama ka falenderuar Yuri Ki...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me grevën e urisë së punonjësve të rafinerisë së naftës në Ballsh dhe stacionit t...
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë të vendit lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe prits...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-deputetit, Klevis Balliu dhe disa protestuesve të ...
TIRANË- Ish-zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, është emëruar sot në krye të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Mësohet ...
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i është përgjigjur deklaratës së ministres Elisa Spiropali, e cila tha se Ilir Metën duhet ta ndihmojë Zoti, ...
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit sot se...
TIRANË- Presidenti I vendit Ilir Meta ka lajmëruar se në datën 2 mars, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë, me popullin shqiptar do li...