Politike

Greva e naftëtarëve, Basha: Jam me ta, kërkesat e tyre janë të drejta. Indiferenca e pushtetit është kriminale

19 Shkurt 2020, 18:24 Nga DOSJA
Greva e naftëtarëve, Basha: Jam me ta, kërkesat e tyre janë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me grevën e urisë së punonjësve të rafinerisë së naftës në Ballsh dhe stacionit të ujit në Poçem. Në një reagim në mediat sociale Basha shkruan se është plotësisht me ata dhe kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjëhershme.

“Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjehershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale”, shkruan Basha.

Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e tretë të grevës së urisë. Ata shprehen se gjendja e tyre shëndetësore është rënduar dhe kërkojnë një zgjidhje nga shteti. Ndërsa punonjësit e nënstacionit të Poçemit janë në ditën e shtatë të grevës së urisë dhe shprehen se do të qëndrojnë aty derisa të marrin një zgjidhje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greva e naftetareve lulzim basha naftetaret e ballshit ne greve urie greva e naftetareve lulzim basha naftetaret e ballshit ne greve urie

Sondazh

Poll