Politike

Meta sërish thirrje popullit: Më 2 mars në bulevard për një “Besëlidhje të Re”, t’i japim paralajmërimin e fundit

20 Shkurt 2020, 07:51 Nga DOSJA
Meta sërish thirrje popullit: Më 2 mars në bulevard për

Tiranë- Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje popullit që më 2 mars  të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sipas tij për t’i dhënë paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Kreu i shtetit thekson se në 2 Mars  do të bëhet një Besëlidhje të Re, për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës. Ai thekson më tej se “nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e atdheut tonë”. 

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë! Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie. Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” t’i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ka forcë në botë t’i kthejë shqiptarët 30 vite pas për të zbrazur Shqipërinë nga rinia jonë e mrekullueshme dhe për t’ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Atdheut tonë. Ndaj në 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t’ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës. Shqipëria e para! Shqiptaria e shqiptarëve!

Mbrëmjen e djeshme,  presidenti Ilir Meta në një video të publikuar nga zëdhënësi  Tedi Blushi, u shpreh se askush nuk duhet të provojë kokëfortësinë e tij për të mbrojtur vendin.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta  i bëri thirrje popullit  që më 2 mars të dalë në bulevardin”Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë për të lidhur besën për të shpartalluar atë që e quan grusht shteti. Meta teksa u ngacmua me pyetje nga gazetarët për deklaratën e shpërndarjes së parlamentit, nuk u përgjigj drejtëpërdrejt, por theksoi se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit i theksoi Ramës: “Ata që kërkojnë popullin e Presidentit të WhatsApp të përgatisin poturet e gjera më 2 mars.” 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta thirrja e metës për 2 marsin ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll