‘Ilir mos e çmend Presidentin’, Tedi Blushi reagon kundër Manjës: Zëdhënësi i Dosjes së Dibrës, fakte të re
19 Shkurt 2020, 19:40Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka ironizuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për tubim në datën 2 mars. Në një reagim në Facebook, Manja shkruan se Presidenti nuk duhet të dëgjojë Metën dhe Ilir mos të çmend Presidentin.
“Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës! Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë. Duhet qetësi!”, shkruan Manja.
Pas këtij reagimi pa ardhur një përgjigje nga Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe e fton që të marrë pjesë nesër në konferncën për shtyp në Presidencë. Po ashtu Blushi e quan zëdhënës së Dosjes së Dibrës dhe të bëj pyetje dhe debat para gazetarëve.
“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot. Me qetësi dhe drejtësi! Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184. Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!”, është ky reagimi i Zëdhënësit të Presidentit.
Pas kësaj deklarate, një reagim tjetër kundër Meës ka ardhur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në një reagim Gjonaj shkruan se çdo ligj i miratuar ka kalaur me konsensusin e SHBA-BE dhe dënon agresionin ndaj Elisa Spiropalit.
“Jo thjesht për të ardhur keq, po për t’u ndjerë shumë keq, kur sheh e dëgjon se si kreu i shtetit ka humbur arsyen! Kujtoj vetëm se: ÇDO LIGJ APO AMENDIM QË KEMI MIRATUAR LIDHUR ME DREJTËSINË KA KONSENSUSIN E SHBA/BE! Ndërsa agresioni ndaj Elisës s’meriton koment po vetëm mëshirë!”, shkruan Etilda Gjonaj.
Ilir Meta i bëri thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër “grushtit të shtetit”. Meta tha se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Pas kësaj deklarate të shumta kanë qenë reagimet nga eksponentë të maxhorancës. Elisa Spiropali,Sandër Lleshaj, Ulsi Manja dhe Etilda Gjonaj janë shprehur kundër Metës, por kanë marrë përgjigje nga zëdhënësi i Presidentit.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Deklarata e Presidentit, Ilir Meta, se në 2 mars do mbledh popullin në një tubim në bulevard kundër asaj që ai e cilëson si grush shteti ka sjellë ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Në një postim në mediat sociale Rama ka falenderuar Yuri Ki...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me grevën e urisë së punonjësve të rafinerisë së naftës në Ballsh dhe stacionit t...
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë të vendit lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe prits...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-deputetit, Klevis Balliu dhe disa protestuesve të ...
TIRANË- Ish-zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, është emëruar sot në krye të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Mësohet ...
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i është përgjigjur deklaratës së ministres Elisa Spiropali, e cila tha se Ilir Metën duhet ta ndihmojë Zoti, ...
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit sot se...
TIRANË- Presidenti I vendit Ilir Meta ka lajmëruar se në datën 2 mars, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, përpara Kryeministrisë, me popullin shqiptar do li...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej ditësh në kuadër të nismës “Po të dëgjoj”, ka zhvilluar disa takime me qytetarët, ku është njohur ...