Politike

‘Do jepni llogari’, Yuri Kim ‘mbledh’ Ramën, Bashën e Metën: Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mëny

19 Shkurt 2020, 17:49 Nga DOSJA
‘Do jepni llogari’, Yuri Kim ‘mbledh’ Ramën,

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë të vendit lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë që kanë SHBA-të nga politika në vend. Ka qënë vetë ambasadorja ajo që ka zbuluar detaje nga takimi duke u shprehur se me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe me kryedemokratin Lulzim Basha ka diskutuar edhe për pritshmëritë që SHBA-të kanë për llogaridhënien gjatë procesit të rindërtimit.

“Muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar,“-shprehet ndër të tjera Kim.

Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”, është ky reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta konferenca e donatoreve lulzim basha shba ne shqiperi yuri kim edi rama ilir meta konferenca e donatoreve lulzim basha shba ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll