Politike

Rama: Rrëshqitja e rrugës Librazhd-Prrenjas nuk është çështje korrupsioni por gjeologjike

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se në atë aks po bëhet një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës që do jetë një tjetër krenari e kësaj qeverie.

26 Shkurt 2026, 12:18 Nga D.S
Rama: Rrëshqitja e rrugës Librazhd-Prrenjas nuk është
Edi Rama

TIRANË- Kryeinistri Edi Rama ka deklaruar se rrëshqitja e rrugës Librazhd-Prrenjas nuk është çështje korrupsioni por gjeologjike. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se në atë aks po bëhet një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës që do jetë një tjetër krenari e kësaj qeverie.

Rama foli dhe për rrëshqijen e rrugës në aksin Korcë – Ersekë, ku theksoi se u riparua brenda afatit me fondet e sipërmarrësit.

'Ka disa ditë që po bëhet nami nga tenxheret për rrugën Librazhd Prrenjas, një tjetër shumë më dramatike është në anën tjetër të kufirit në Greqi. Tenxheret e Greqisë nuk është se janë pa presion, nuk e kam kapur asnjë lloj ngjashmërie me këtë lemeri këtu që edhe tokën e lëviz korrupsioni. Në atë aks po bëhet një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës që do jetë një tjetër krenari e kësaj qeverie. Ju kujtohet rrëshqija në Korcë – Ersekë, brenda afatit u riparua me fondet e sipërmarrësit, ndodhi dicka që s’duhet të ndodhte por këto nuk janë gjëra që ndodhin vetëm këtu. Kudo janë cështje gjeologjike, por këtu jo, janë cështje të korrupsionit. Të gjithë ata kundër nesh i besojnë këto fjalë,' tha Rama./Dosja.al

edi rama librazhd prrenjas ps rreshqitja e rruges

Sondazh

Poll