Politike

'Transformimet i kam parë vetë'/ Rama: Skuadra negociatore ka marrë vlerësime nga Holanda dhe Danimarka

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ai u shpreh se i ka parë të gjitha transformimet që ka bërë qeveria.

26 Shkurt 2026, 11:55 Nga D.S
'Transformimet i kam parë vetë'/ Rama: Skuadra negociatore
Edi Rama

TIRANË- Kreu i Qeverisë Edi Rama tha se skuadra negociatore për anëtarësimin në BE e Shqipërisë ka marrë vlerësime nga Holanda dhe Danimarka. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama foli dhe për rezultatin e punës në disa sektorë të qeverisë duke thënë se i ka parë të gjitha transformimet e institucioneve. 

Për punën në administratë, Rama theksoi se ka disa rezerva pasi në të punojnë disa individë të padenjë në shumë sektorë.

'Spitalet i kam parë vetë të gjitha transformimet që kemi bërë. Ndërsa për administratën kam edhe unë një perceptim të rezervuar. Kaq të rezervuar e kisha dhe janë dëshmitarë edhe kolegët kur thosha që mirë do t’i hapim negociatat, por kur t’i hapim çfarë do të bëjmë? Si do ta përballojmë ne, me këtë administratë, ata “peshkaqenë” që kanë negociuar me vende shumë më të mëdha sesa ne?

U deshën muajt e procesit screening, përpara fillimit zyrtar të uljes në tryezë për negociata, që unë të nisja të shihja zgjidhjen e shumë problemeve në administratë. Administrata ka problemet e veta dhe individë të padenjë si shumë sektorë, por kur nisa të dëgjoj nga kryeministri i Holandës, krejt jashtë kontekstit, që dëgjoj fjalë të jashtëzakonshme për skuadrën tuaj negociatore, apo nga kryeministrja e Danimarkës që më thotë se skuadra jote po i zhgënjen të gjithë në kuptimin pozitiv, dhe më pas kur takova vetë 1 mijë veta, kur mendoj për ata 1 mijë veta e konsideroj të tmerrshme që në Shqipëri të ketë frikë,' tha Rama./Dosja.al

edi rama ps grupiu parlamentar i ps

Sondazh

Poll