Politike

Rama: Të frenojmë fuqinë e pakontrolluar të drejtësisë

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se pushteti legjislativ dhe ekzekutiv duhet t’i bëjë më të vetëdijshëm për dëmet që mund të shkaktojë drejtësia.

26 Shkurt 2026, 11:58 Nga D.S
Rama: Të frenojmë fuqinë e pakontrolluar të
Edi Rama

TIRANË- Kreu i Qeverisë Edi Rama ka deklaruar se duhet frenuar fuqia e pakontrolluar të drejtësisë. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se pushteti legjislativ dhe ekzekutiv duhet t’i bëjë më të vetëdijshëm për dëmet që mund të shkaktojë drejtësia.

”Cilido që realizuar qëllime të fshehura, nuk është padiksutim i pandëshkueshëm. Po sikur menaxheri i KESH, prej kohësh në arrest shtëpie, por sikur të jetë i pafajshëm, kush fitoi dhe kush humbi në këtë mes. Po sikur të jenë të vërtetë, për 58 njerëz që sot janë nëpër burgje dhe nuk iu është bërë gjyqi. Çfarë ndodh me ata? Po ka plot e plot të pafajshëm që kanë ngelur me trauma. E di ku janë një pjesë e madhe e tyre?! E kanë lënë punën në shtet, nuk firmosin asnjë copë letër, nga frika. Disa kurohen nga psikologët. Çfarë ka fituar këtu drejtësia, shteti?! Që për hir të së vërtetës kemi burime njerëzore të kufizuara. Këto pyetje duhet t’ua bëjnë vetes njerëzit e drejtësisë. Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv duhet t’i bëjë më te vetëdijshëm për dëmet që mund të shkaktojë, fuqia e tyre nga egoja. Janë për t’u frenuar sa më shumë. Fuqia e tyre e pakontrolluar, nga prindi, vëllai, motra, qytetari brenda tyre. Jo për të mbyllur sytë para provave dhe fajin, por për të hapur sytë 4 që faji të mos jetë fati i paracaktuar nga egoja e tyre. Kur grupi ynë i punës që po punon me ekspertë të drejtësisë së Italisë dhe të Francë, ekspertja e palës franceze tha “Nuk niseni nga liria që mundëson drejtësinë, por nga drejtësia që heq lirinë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama ps grupi parlamentar i ps

Sondazh

Poll