Politike

Rrogat e magjistratëve/ Rama i kthehet Gjykatës Kushtetuese: Vura alarmin për gropën që do t'i hapte buxhetit kjo shoqatë 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e e grupit parlamentar të PS, Rama ka deklaruar se ata nuk duhet që të merren me gafat e drejtësisë së re, por që të vazhdojnë para në rrugën për anëtarësimin e vendit në BE. 

26 Shkurt 2026, 11:46 Nga D.S
Rrogat e magjistratëve/ Rama i kthehet Gjykatës Kushtetuese: Vura
Edi Rama

TIRANË- Kreu i Qeverisë, Edi Rama deklaroi se ishte ai që vuri alarmin si kryeministër i Shqipërisë për gropën që shoqata e magjistratëve donte të hapte në buxhetin e shtetit duke i rritur rrogën vetes. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e e grupit parlamentar të PS, Rama ka deklaruar se ata nuk duhet që të merren me gafat e drejtësisë së re, por që të vazhdojnë para në rrugën për anëtarësimin e vendit në BE. 

Halli i vërtetë këtu është se po bëhen ca si shumë. Deklaratat e prishje-gjumit të këshillave janë lule, para atij çarçafit që nxori shoqata rrogarritëse e gjykatëseve. Fletërrufe e vërtetë që do ta kishin lexuar me ton dramatik dhe vetë heroina e rrugës së shpresës, Albana Bulku. Ndërkohë që unë vura alarmin si kryeministër i Shqipërisë për gropën që Shoqata në fjalë donte të hapte në buxhetin e shtetit duke i rritur rrogën vetes me gjyq dhe padrejtësisht. Pastaj halli i halleve është se; duart si kemi për të vënë në kokë, por për të hapur rrugë për BE. Kemi shumicën me 83 deputetë. Këtë shumicë ky popull na e ka vënë në dispozicion që të përveshim mëngët dhe mos të ndalemi. Askush nuk duhet të merret me gafat dhe lajthitjet e drejtësisë së re. Qëllimi ynë nuk është që të bëjmë presion për gjëra që nuk shkojnë, por të ecim mirë drejt kauzave të drejta,” tha Rama./Dosja.al

edi rama ps mbledhja egrupit pz ps

Sondazh

Poll