Politike

Pezullimi i Ballukut/ Rama: Ndërhyrje brutale dhe gjymtuese e gjykatës në pushtetin legjislativ

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama mori shembull dhe tentativën për rritjen e pagave nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se është ndërhyrje gjymtuese e sistemit gjyqësor në atë legjislativ. 

26 Shkurt 2026, 11:38 Nga D.S

Pezullimi i Ballukut/ Rama: Ndërhyrje brutale dhe gjymtuese e gjykatës

TIRANË- Kreu i Qeverisë deklaroi se pezullimi i ministres nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, përbën 'ndërhyrje brutale' të pushtetit gjyqësor në atë ekzekutiv. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama mori shembull dhe tentativën për rritjen e pagave nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se është ndërhyrje gjymtuese e sistemit gjyqësor në atë legjislativ. 

"Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e pushtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. Por, shpresa është që kjo faze të jetë kalimtare dhe kurusitjet e përsëritura, nuk do kemi një shtet funksional, një administratë publike, pa pasur frikë të marrë vendime, deri në blerjen e letrës higjenike. Ky është fakt, e zgjodha enkas pasi është më tragjikomiku. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me bonesa të caktuara, Shqipëria nuk ka luksin për t’u vinuar për t’i nxjerrë këto mësime", tha Rama./Dosja.al

edi rama pezullimi i ballukut belinda balluku ps mbledhja grupit te ps

Sondazh

Poll